Me Politikat e Privatësisë ne do të qartësojmë se ku dhe si mbrohen të dhënat personale të të gjithë konsumatorëve të regjistruar në faqen tonë të internetit. Kjo politikë e privatësisë vlen vetëm për www.elixir-ks.com. Nëse shfaqet ndonjë link tjetër qe ju lidhë me WEB faqe tjera, ne nuk marrim asnjë përgjegjësi në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale nga ato faqet të internetit.
Çdo përdorues pas regjistrimit dhe blerjes, deklaron se është i njohur dhe pajtohet me Politika e Privatësisë sonë.
Duke nënshkruar, të gjitha të dhënat personale që hynë në sistemin tonë nëpërmjet formularit të regjistrimit do të përdoren për qëllime të dorëzimit të produktit, zbatimi i pagesës, si dhe për t’ju informuar dhe reklamuar produktet dhe shërbimet e ofruara nga ne, në qoftë se ju keni zgjedhur këtë opsion dhe ajo është mbajtur sipas dispozitave të mbrojtjes së të dhënave personale dhe të mos lihen të palët e treta.
Informacionet që ne kemi nevojë për regjistrim:
– Emri dhe mbiemri
– E-mail
– Adresa për dërgimin e porosisë dhe
– Numri i telefonit
Të dhënat që ne mbledhim dhe mbajmë, nuk do të publikohen, shiten ose dorëzohen tek një palë e tretë, përveç nëse autoritetet kompetente në mënyrën të përcaktuar nga legjislacioni i Republikës së Kosovës i kërkojnë.
Elixir Make up Kosovo ofron shërbime të bazuara në Internet të cilat lehtësojnë jetën në epokën digjitale. Kur ju përdorni shërbimet tona ju ndani disa informata me ne. Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Në përgjigje të rregullores së re për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), që ka hyrë në fuqi në Bashkimin Evropian më 25 Maj 2018, ne kemi përditesuar Kushtet e Shërbimit dhe Politikat e Privatësisë.
Ne jemi të përkushtuar të respektojmë dhe mbrojmë privatësinë tuaj. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje me politikat e privatësisë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni
Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale (përfshirë edhe pajisjet e ndryshme) kur ju:
Shfrytëzoni shërbimet tona;
Regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne;
Përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj;
Komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona, dhe;
Rastet tjera siç mund të jenë të specifikuara si më poshtë në këtë Politikë të Privatësisë.
Përmbajtje që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).
Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt apo shërbim.
Në disa raste, kur ju përdorni shërbimet tona, ju mund të ofroni informata personale siç mund të jenë: mosha, gjinia, interesat, përvoja, edukimi dhe preferencat tuaja.
Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.
Informata që lidhen me ndërveprimin tuaj me produktet tona;
Preferencat e juaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit tuaj me ne. Këtë informacion ne e pranojmë nga pajisjet që ju i përdorni kur shfrytëzoni shërbimet tona, regjistroheni për një llogari te ne, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, participoni në diskutime apo chat-e, apo kur ju komunikoni me ne në lidhje me shërbimet tona. Ky informacion përfshin si vijon: ID-në e pajisjes tuaj apo numrin unik identifikues dhe llojin e pajisjes, sistemin operativ apo të ngjashme.
Informata mbi vendndodhjen gjeografike, nga IP adresa apo të shënimeve tjera të pajisjes.
Informatat e kompjuterit, siç mund të jenë statistikat e shikimit të faqeve nga ana e juaj, qarkullimi për apo nga sajtet e caktuara, linqeve, referimet URL, IP adresat tuaja, historinë tuaj të shfletimeve apo të dhënat tuaja të kyçjes në ueb faqet tona, apo partnereve tanë.
Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa. Në raste kur procesimi i pagesave kryhet nga palët e treta kushtet dhe politikat e palëve të treta aplikohen.
Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet si më poshtë:
– Identifikimin tuaj për qasje të sigurtë në shërbime tona;
– Ofruar shërbime te personalizuara dhe relevante;
– Për të përmirësuar shërbimet tona ndaj jush;
– Për t’ju kontaktuar ne lidhje me llogarinë tuaj, si p.sh. dërgimi i e-mail për te vërtetuar llogarinë me e-mail apo SMS, apo për të ju kthyer përgjigje kur ju na kontaktoni neve.
– Personalizimin e reklamave dhe komunikimeve tona për qëllime marketingu;
– Parandaluar, zbuluar, zvogëluar, dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;
– Qe teknikisht të kemi mundësi të ju shërbejmë, si dhe për testime të algoritmeve, për të përmirësuar eksperiencën e juaj dhe për të shfaqur reklama sa me relevante.
Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme dhe janë të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve tona, në përputhje me ligjet në fuqi. Përveç kësaj, ne mund të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, për të mbledhur ndonjë borxh të papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, për të ndihmuar çdo hetim, dhe të ndërmarrë veprime të tjera të lejuara ose të kërkuara me ligjet e aplikueshme.
Në rastet kur nuk është më e nevojshme për ne për të ruajtur të dhënat tuaja personale apo kur shuhet qëllimi për të cilin janë mbledhur apo ruajtur të dhënat tuaja personale, ne bëjmë shkatërrimin e tyre në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet nacionale për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale dhe politikave tona të brendshme.
Ne nuk i shesim te dhënat e juaja. Ne i përdorim te dhënat e juaja për të ju shërbyer me mirë, si dhe për t’i shfaqur reklamat që ne mendojmë që do të ju pëlqejnë.
Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar, zbulim dhe ndryshim. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj është abuzuar, ju lutemi kontaktoni menjëherë përmes e-mailit info@elixir-ks.com
Nëse ju keni ndonjë pyetje, sugjerim apo ankesë për këtë Politikë të Privatësisë, apo në lidhje me të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale ju mund të na kontaktoni përmes e-mailit info@elixir-ks.com
Elixir Make Up All rights reserved Ⓒ
Created by Digiteyez